MENU
klinika

Raporti Eurostat-it

Vjedhja e makinave/ Çfarë vendi zë Shqipëria?

06.11.2019 - 10:51

Shqipëria renditet e dyta, pas Danimarkës me më pak raste të vjedhjes së makinave. Shifrat e publikuara nga Eurostat tregojnë se Shqipëria është një vend i sigurt për makinat.

Sipas Eurostat, në Bashkimin Europian dhe vendet e EFTA, mesatarja e vjedhjes së makinave përgjatë periudhës 2015-2017 për 100 mijë banorë varion nga 4, deri në 328, me vendet e Europës Perëndimore që janë në krye të kësaj liste, Italia, Greqia, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Belgjika apo Holanda.

Në vendin tonë vjedhjet e automjeteve për 100 mijë banorë në periudhën 2015-2017 fiksohen në vetëm 10.4 për 100 mijë banorë. Në 2015 kjo shifër fiksohet në 9.6.