MENU
klinika

Mësohet edhe shuma monetare

Zbulohet emri i ri stadiumit “Arena Kombëtare”

09.11.2019 - 12:37

Nuk është përfundimtare dhe zyrtarisht ende nuk ka një komunikatë nga ana e FSHF, por “Arena Kombëtare” do të quhet “Air Albania Stadium”.

Kjo është bërë publike nga “Procesi Sportiv”, teksa mësohet se kompania ajrore do të paguajë plot 650 mijë euro në vit, për vendosjen e emrit të stadiumit kombëtar.

Përurimi i impiantit modern do të bëhët në datën 17 nëntor në sfidën Shqipëri-Francë. Në garë për emrin e ri të stadiumit kanë qenë edhe disa kompani të tjera, por me sa duket oferta e “Air Albania” ka qenë më bindëse.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kreu i FSHF-së për “Arena Kombëtare”

Duka mbyll “gojët e liga” për përurimin e stadiumit