MENU
klinika

"Çelësi i Solomonit"

Zbulohet libri i lashtë mistik

07.11.2019 - 12:43

      Jo vetëm këngët e famshme të dashurisë, mbreti Solomon ka lënë të shkruara edhe disa fakte shkencore, që po surprizojnë sot shkencëtarët. Sipas studimeve të fundit, shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë një nga librat më misteriozë dhe të lashtë të gjendur ndonjëherë. I titulluar si “Çelësi i Solomonit”, libri daton në vitet 1300-1400./Konica.al

Libri mistik i sapozbuluar, ndryshe nga librat e tjerë të ngjashëm, e përshkruan meditimin si një nga mënyrat kresore për të aktivizuar fuqitë psikike, siç janë intuita dhe syri i tretë.

Në libër, gjithashtu shpjegohet një eksperiment i quajtur “eksperimenti magnetik”, që konsiston në përdorimin e një pllake magneti dhe gjilpërave, për të krijuar një pajisje primitive për të mundësuar komunikimin në distanca të largëta.

Duke fërkuar dy gjilpëra me njëra-tjerën, njëkohësisht me pllakën magnetike, krijohet një fushë lidhjeje e përjetshme mes dy gjilpërave, duke bërë të mundur, që më pas, nëse njëra prej gjilpërave lëviz, do të lëvizë dhe tjetra në të njëjtën kohë.

Pra, nëse një njeri e vendos gjilpërën në mes të një rrethi prej letre, në të cilën ka vizatuar disa shkronja, ai mund të komunikojë më dikë që ka gjilpërën tjetër, megjithësë mund të ndodhet në distancë të largët, në mënyre shumë të thjeshtë, duke rrotulluar gjilpërën dhe duke krijuar fjalë.

Libri, që përmban mjaft ide dhe krijime të panjohura më parë, është shkruar në tri gjuhë: latinisht, greqisht dhe hebraisht.

Mbase, megjithëse në një kohë kur shkenca ishte ende në faza primitive, ky zbulim mund t’i ofrojë teknologjisë së re të kohës së sotme, përmes metodave të panjohura më parë që hasen në librin e lashtë, një hap përpara drejt zbulimeve të reja.

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen