MENU
klinika

Ftesa e Dritëroit...

Zija Çela kujton si Agolli dhe Rugova firmosën me kandil

06.11.2019 - 14:56

      Shkrimtari Zija Çela ka ndarë me ndjekësit-admirues të tij, një përvojë të paharruar kur kishte shkuar në Prishtinë, dyzet vjet më parë. Ai kujton Agollin dhe Rugovën, sikurse që përmend faktin se përgjatë nënshkrimit të marrëveshjes mes Lidhjes së Shkrimtarëve të Tiranës dhe asaj të Prishtinës, ishte ndalë rryma dhe ceremonia e nënshkrimit ishte mbajtur nën dritën e kandilit.

 

Postimi i plotë i shkrimtarit:

Dyzet vjet ma parë, në vitin 1979, kisha botuar romanin “Një verë pa lamtumirë”. E ku ta dija unë se do te kisha edhe “një dimër pa lamtumirë”?! Dritëroi më mori me vete në Kosovë, në përbërje të delegacionit, ku do të nënshkruhej marrëveshja mes Lidhjes së Shkrimtarëve nga ana e Tiranës dhe Shoqatës së Shkrimtarëve nga ana e Prishtinës. Agolli dhe Ibrahim Rugova me kandil nënshkruan sepse, çuditërisht, në atë zyre të vogël ku u ndodhëm, u ndal rryma elektrike.

Me duket se të nesërmen mbrëma ndoqëm në teatër Sofrën e Poezisë, me vargje të Nolit. Në sallë binte në sy një grup maturantësh. Pikërisht këta të rinj e të reja, mbasi mbaroi shfaqja, më kërkuan të bashkohesha me ata. Mirëpo asokohe, kur dilje përtej kufijve, nuk lejohej që asnjë anëtar i delegacionit të shkëputej nga grupi. Ia tregova Dritëroit kërkesën e maturantëve dhe ai, pa një pa dy, tha: “Shko, Zija.”

 

Ajo natë e 3 nëntorit në Prishtinë më ka mbetur e paharrueshme. Nata kur bëmë gjithashtu aq fotografi, sa nuk po na dilnin dinarët e mbledhur së bashku për t’i paguar. Por fotot, ashtu si një kujtim në vargje, sidoqoftë do të arrinin tek unë. (Të dielën pres Halim Brecën me të tjerë, për ta përkujtuar në Tiranë ngjarjen e athershme.)

Prej atij udhëtimi shkruajta e botova tregimin “Mermeri që pikon”. Janë aty stalaktiti dhe stalakmiti prej mermeri të Shpellës së Gadimës, të njohur ndryshe si Romeo e Xhuljeta. Prej një force të pandalshme tërheqëse, ata janë nisur në drejtim të njëri-tjetrit për t’u takuar. Dhe tregimi, ndryshe nga tragjedia e Shekspirit, ka përfundimin se shpirtrat që duhen një ditë bëhen bashkë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


E folura fluturon, ndërsa fjala e shkruar mbetet

Vdekja më vjen prej syve të tillë

Shprehje për Shkodrën

Çka e cila është Shkodra?


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen