MENU
klinika

Nga Messi, te Wanda Nara

10 frazat pikante të 2019-s në futbollin evropian

28.12.2019 - 19:20

Futbolli luhet në fushë, por jashtë fushe thuhen fjalë, që shpesh kthehen në thënie filozofike, sidomos ato të trajnerëve. Po rendisim 10 frazat pikante të vitit që po mbyllet në Serie A…

1.MARCO GIAMPAOLO

“Filozofia ime? Drejtohu lart dhe luaj futboll!”

2.AURELIO DE LAURENTIIS

“Besimi im te Carlo Ancelotti nuk është venitur asnjëherë, që është total dhe i pakushtëzuar, si njeri dhe si trajner.”

de laurentiis napoli
de laurentiis napoli

3.ANTONIO CONTE

“Jam për seksin para ndeshjes, ndoshta me gruan, por duke bërë sa më pak përpjekje të jetë e mundur. Duhet të rrish poshtë.”

4.LIONEL MESSI

“Topi i Artë? Kur Cristiano fitoi të pestin, pranoj se më lëndoi pak, për të ditur se nuk isha më vetëm në krye të renditjes. Sinqerisht, nuk e di kush është futbollisti më i mirë në histori.”

5.MASSIMO CELLINO 

“Balotelli? Që është i zi, çfarë duhet të them, ai po punon për t’u pastruar, por ka shumë vështirësi.”

6.VINCENZO MONTELLA

“Nuk përqendrohem në merkato, por në fushë. Unë thjesht shpresoj të ha panetonen, para se të mendoj për merkaton. Unë nuk kam mundësi tjetër.”

7.JOSE MOURINHO

“A i thashë ndonjëherë ‘po’ Tottenham-it? Ishte para se Chelsea të më pushonte. Më thirrni Z.Klub, unë do të jap gjithçka për Spurs.”

8.MAURIZIO SARRI

Unë te Juventus? Po, por nëna ime nuk është e lumtur…”

9.WANDA NARA

“Mauro gjithmonë ka qenë konsistent dhe ka refuzuar shumë oferta nga klube të shkëlqyera. Për mua, Icardi mbetet tek Interi.”

10.SINISA MIHAJLOVIC

Oh po…Unë jam akoma këtu. Do të vazhdoj me forcën time, duke shpresuar të jem sa më i pranishëm, sepse kjo më bën të ndjehem i gjallë.”