Ky ishte viti i përçarjeve dhe i luftës, i përparimit dhe i rënies, i frikës dhe zgjidhjeve.
Evropa, me pak fjalë, pati një 2019 me ngjarje të ndryshme. Por e mbylli vitin, në një gjendje më të mirë sesa e filloi; dhe shumica e evropianëve duhet t’i lejojnë vetes një lloj vetëkënaqësie, teksa reflektojnë jo vetëm për 12 muajt e fundit, por edhe për 30 vitet e fundit që nga ajo ditë dramatike, në nëntor 1989, kur ra Muri i Berlinit dhe detyra e madhe e rindërtimit të një ndarjeje filloi kontinenti.
2019 ishte një vit në të cilin shumë nga Bashkimi Evropian shkuan përsëri në stanjacion, veçanërisht Gjermania dhe Italia.
Ngadalësimi i motorëve gjermanë ka nisur një debat brenda “koalicionit të madh” në pushtet të Gjermanisë, një aleancë e pakëndshme midis Demokratëve të Krishterë, dhe Social Demokratët. Nëse kjo nuk mund të zgjidhet, koalicioni madje mund të marrë fund në fillim të vitit të ardhshëm.
Problemet e reja ekonomike të Gjermanisë gjithashtu paraqet një kërcënim për vendet e Evropës qendrore, veçanërisht Polonisë dhe Republikës Çeke.
Edhe politikisht, ishte një vit i vështirë për disa nga lojtarët më të mëdhenj dhe më të fuqishëm të BE-së.
Britania e kaloi gjithë vitin duke u marrë me daljen e saj nga BE, dhe zgjedhjet përsëri nuk kanë bërë asgjë për ta zgjidhur atë problem themelor. Franca e kaloi pjesën më të madhe të vitit duke kërkuar mënyra për të kundërshtuar protestuesit “Jelekverdhë”, dhe e mbylli vitin me një valë të madhe grevash kundër reformave të. Në Spanjë, problemet për sa i përket politikës ekonomike dhe mënyrën e administrimit të separatistëve të Katalonjës, rezultuan në jo një, por dy zgjedhje, por nuk arriti të prodhojë një qeveri. Në Itali, aleanca e çuditshme midis Lidhjes dhe aleancës Pesë Yje, mori fund, dhe koalicioni i ri që e zëvendësoi, duket i destinuar të marrë fund së shpejti. Lidhja e Matteo Salvini do të përgatitej të fitonte pushtetin absolut dhe të rifillonte sulmin ndaj euros.
Përtej BE-së, situata ekonomike dhe politike nuk është edhe aq e mirë. Të dyja autokracitë e fuqishme, Rusia dhe Turqia, kanë patur probleme ekonomike dhe pabarazi. Udhëheqësit e tyre, Vladimir Putin dhe Rexhep Tajip Erdogan, nuk duhet të përballet me votuesit në të ardhmen e afërt, dhe kryengritja popullore është e dënuar të dështojë.
Megjithatë, ka arsye për tu gëzuar. Ndoshta më e rëndësishmja ishin zgjedhjet e Parlamentit Evropian në maj. Shumë kishin frikë nga fitorja e populistëve të Evropës; Salvini i Italisë kishte provuar, të ndërtonte një aleancë pan-Evropiane të nacionalistëve, me partinë e Marine Le Pen në Francë dhe Alternativën për Gjermaninë. Votuesit nuk votuan për ta.
Lajmet për Evropën dhe NATO-n janë gjithashtu disi inkurajuese. Evropianët po pranojnë gradualisht se duhet t’i mbajnë vetë mbi shpatulla përgjegjësitë lidhur me mbrojtjen e tyre, pas kërcënimeve të Donald Trump, dhe fjalëve të Macron, i cili në një intervistë me The Economist tha se aleanca po përjetonte “vdekjen e trurit”.
Dhe BE gjithashtu e mbaroi mirë vitin me një plan të guximshëm për të luftuar ndryshimin e klimës; pasi të ketë përmbushur objektivin e saj të vitit 2020 për shkurtimin e emetimeve të gazrave serë disa vjet përpara skemës, dhe duke qenë (pak a shumë) në rrugën e duhur për të përmbushur edhe qëllimin e saj të 2030, që i gjithë klubi 27-anëtarësh të arrijë zero emetime neto deri në vitin 2050. Drejtuesit e miratuan planin në samitin e Dhjetorit (megjithëse Polonia e pasur me qymyr po reziston).
Shembulli i Evropës mund t’i bëjë të tjerët të veprojnë.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Economist/ konica.al