MENU
klinika

Disa hapa të thjeshtë

5 këshilla si të kujdesemi për thonjtë e dobët!

27.12.2019 - 21:44

Thonjtë e dobët janë përkuzuar si thonj me mungesë formacioni.

Thonjtë e dobët mund te shkaktohen nga faktorët e mjedisit, nga mungesa e proteinave ne organizëm ose nga ndonjë sëmundje, te tilla si: myku i thonjve, çrregullimet e enëve te gjakut si dhe problemet me mushkëritë mund te ndikojnë ne dëmtimin e thonjve.

Ju mund t’i rregulloni thonjtë në disa hapa të thjeshtë:

  1. Merrni kompleks vitaminash, mungesa e tyre ne organizëm mund te jete një arsye qe thonjtë janë te dobët dhe qe thyhen shpejt.
  2. Masazhoni me vaj thonjtë dhe kutikulat. Përdorni një solucion qe përmban proteina. Masazhoni zonën përreth ne mënyre qe te stimuloni qarkullimin e gjakut ne thonj dhe nxit rritjen e thonjtë. Me pas hiqni çdo mbetje te vajti ne thonj apo në kutikula me një peshqir të lagur. Kjo duhet të behet disa here në javë.
  3. Aplikoni një xhel për te forcuar thonjtë. Përdorni një produkt qe ndalon ndarjen e thonjve, produkte te cilat ne etiketat e tyre lexojnë për plasaritjen e thonjve.
  4. Hiqni xhelin apo manikyrin me një produkt qe nuk përmban aceton. Acetoni i than thonjtë dhe i bën ato me te dobët.
  5. Mbani dorashka për te parandaluar thyerjen e thonjve. Gjithashtu mos i mbani thonjtë e ashpër e cilat mund te shkaktojnë çarje te thonjve apo gërvishtje si dhe nuk i lejon qe thonjtë te rriten te forte. Edhe kur pastroni mbani doreza sepse kimikatet i bëjnë thonjtë me te thate dhe me te dobët, kimikatet janë te dëmshëm edhe për kutikulat.