MENU
klinika

Certifikata për shpronësim

Aeroporti i Kukësit/ Kadastra regjistron pronat

27.12.2019 - 09:16

Pas një pune të detajuar në terren, Kadastra Shqiptare njofton se aeroporti i kukesitnë zonën kadastrale 3425 Shtiqën Kukës, përfundoi regjistrimi fillestar, që përfshin 7 mijë e 590 pasuri.

“Puna e Bashkisë Kukës dhe e Kadastrës Shqiptare, u përqëndrua në këtë zonë, edhe për të mbështetur ndërtimin e Aeroportit të Kukësit”– njofton Kadastra.

Prej datës 24 dhjetor, i gjithë materiali hartografik është hedhur në sistemin e ASHK dhe, të gjithë ata që kanë prona bujqësore apo banesa në këtë zonë, janë të ftuar të aplikojnë pranë Drejtorisë Rajonale të Kadastrës Kukës, për t’u pajisur me Certifikatën e pronësisë për pronën e tyre.

“Kjo certifikatë është e domosdoshme për t’u përfshirë në procesin e shpronësimit për interes publik të pronave që prek ndërtimi i Aeroportit. Nga data 24 dhjetor e në vijim, sportelet e Kadastrës Kukës janë në dispozicionin tuaj për aplikimin si edhe për çdo sqarim të nevojshëm”– njofton Kadastra.