MENU
klinika

Betejat e triumfit

“Agimi” 75 vjet trashëgimi kulturore

03.12.2019 - 13:19

      Shoqëria kulturore-artistike “Agimi”, festoi 75-vjetorin e krijimit me një program të pasur artistik, me këngë e valle që kishin në qendër tematikën e rezistencës, qëndresës dhe triumfit.

Orkestra e ShKA “Agimi” dhe grupi i këngëtarëve, prezantuan dhe interpretuan para artdashëve në sallën e mbushur plot, të shtëpisë së kulturës në Prizren,  margaritarët e këngës sonë popullore.

Ajo që i la të impresionuar të pranishmit ishte koreodrama e përgatitur nga Gëzim Sertolli, me muzikë të Naim Gjoshit nga Elbasani dhe me kostume të përgatitura nga Suzana Susuri dhe Nadire Bytyqi.

Një koreografi ku janë përmbledhur 75 vite aktivitet, një përmbledhje artistike që e përçon shumë qartë mesazhin e ruajtjes dhe kultivimit të vlerave si rezistencë dhe lavdi, por edhe si sfidë dhe përballje e vazhdueshme për ta ruajtur dhe kultivuar artin kombëtar, si pjesë e qëndresës e betejave deri në triumf.

Në fund të shfaqjes më një duartrokitje të gjatë publike shprehu respektin dhe mirënjohjen për të gjithë stafin e angazhuar në këtë koredoram, për valltarët, për muzikën, për kostumet, për koreografin Gëzim Sertollaj, i cili e barti mbi supe përgatitjen e kësaj koreodrame.

Pas programit artistik, kryetari i Këshillit organizativ Kadri Skeja, falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen, ndërsa përpos falënderimit shprehu mirënjohje edhe për më shumë se 5 000 anëtarët e ShKA “Agimi”, të cilët, kanë qenë pjesë e aktivitetit gjatë 75 viteve.

Ai premtoi se, “Agimi” në vazhdim do të punojë edhe më shumë, do të rritet edhe më shumë, duke pasur si qëllim prezantimin dinjitoz të vlerave kombëtare në botë.

Me këtë rast, Posta e Kosovës prezantoi dy pulla postare, me motive nga aktiviteti i ShKA “Agimi.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit