MENU
klinika

Për kompeticionin e ri

“Air Albania”, kandidat për finalen e UEFA-s

26.12.2019 - 10:23

Ende pa u ndërtuar, stadiumi “Air Albania” ishte kandidat për dy finale të Superkupës së Europës, por nuk fitoi dot. Tani arena e shqiptarëve do të konkurrojë për një finale tjetër.

UEFA ka menduar të shtojë numrin e kompeticioneve pjesëmarrëse për t’i dhënë mundësi më shumë klubeve të përfaqësohen në Europë. Teksa, në këtë formë rrisin edhe të ardhurat financiare.

Ndaj, nga 2021-2022, përveç kompeticioneve tradicionale si Europa League dhe Champions League, do të shtohet edhe UEFA Conference League.

Në këtë kompeticion do të kenë mundësi të luajnë disa prej klubeve që nuk arrijnë të kualifikohen në Europa League dhe Champions League. Ndërkohë, kanë nisur edhe aplikimet pranë UEFA-s për stadiumin që do të mirëpresë finalen e sezonit 2021-2022 dhe atij 2022-2023.

Në impiantet që do të jenë në garë do të jetë edhe stadiumi më i ri në Shqipëri, “Air Albania Stadium”. Stadiumi do të sfidojë në këtë garë impiante si ai Kretës në Greqi, i Shkupit në Maqedoninë e Veriut dhe stadiumin e Saint Ettienne në Francë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vlerësimi nga “Gazzetta dello Sport”

“Air Albania”, ndër 5 stadiumet e së ardhmes