MENU
klinika

Objektivi: Qëndrimi në Premier League

Akord me Everton, Ancelotti me pagë stratosferike

18.12.2019 - 12:15

Carlo Ancelotti duket se ka pranuar një marrëveshje mahnitëse prej 14 milionë stërlinash për të marrë përsipër drejtimin e Evertonit në Premier League. Sipas një raporti të SunSport, 60-vjeçari do të përfitojë 2.5 milionë stërlina nëse mban ekipin në elitën e futbollit anglez.

Kjo shumë është përveç kontratës së tij të madhe me 11.5 milionë stërlina në vit, gjë që e bën atë trajnerin e tretë më të paguar në Angli. Ancelotti do të mbetet pas trajnerit të Tottenham, Jose Mourinho dhe Pep Guardiolas të Manchester Cityt.

Everton ka fituar pesë nga 17 ndeshjet këtë sezon dhe ka zbritur në vendin e 16-të, tri pikë mbi zonën e ftohtë. Mendohet se Ancelotti është vendosur të zyrtarizohet të enjten dhe do të jetë në drejtim në ndeshjen mes Evertonit dhe Arsenalin të shtunën pasdite.

Djali i Ancelotti, Davide, është caktuar të jetë ndihmësi i tij, pasi ai ishte në klubet e mëparshme te Bayern Munich dhe Napoli. Babë e bir u larguan nga Napoli javën e kaluar, përkundër fitores 4-0 ndaj Genk për të siguruar kualifikimin në 1/8 finale të Champions League.

Përveç drejtimit të disa prej klubeve më të mëdhenj në botë, Ancelotti ka fituar tre Champions League së bashku me një kampionat dhe kupë me Chelsea. Por Everton nuk do tia japë këtë kënaqësi trajnerit Italian, ai do të drejtojë ekipin thjesht për ta mbajtur në Premier League, të paktën këtë sezon.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN