MENU
klinika

Foto

Aksident tragjik në Greqi, ndërron jetë 36-vjeçari shqiptar

23.12.2019 - 22:15

Një aksident tragjik në Pella të Greqisë i ka marrë jetën një 36-vjeçari me origjinë nga Shqipëria.

foto galeri

Mediat greke raportojnë se aksidenti ka ndodhur natën e 22 dhjetorit në një zonë të pyllëzuar, ku makina me të cilën ai po udhëtonte doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal.

foto galeri

Viktima, emri i të cilit nuk bëhet me dije, u gjet nga vëllai. Ky i fundit menjëherë ka lajmëruar policinë. Autoritetet po hetojnë këtë aksident tragjik.