MENU
klinika

Italiani “trazon ujërat”

Ancelotti tek Everton me Ibrën dhe 2 yje të Napolit?

21.12.2019 - 12:13

Ka ditë që flitet se Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ri i Evertonit pas aventurës te Napoli. Madje janë bërë të ditura edhe përfitimet financiare, që bëjnë xhelozë shumë trajnerë të tjerë.

Klubi ka shpenzuar 440 milionë stërlina për transferime lojtarësh, por, gjithashtu, e ka siguruar Ancelottin se do të ketë shumë më tepër para në dispozicion për përforcime të tjera.

Emërimi i 60-vjeçarit ka nxitur spekulimet në lidhje me nënshkrimet e tij të mundshme në dy merkatot e ardhshme (janar dhe në verë). Ish-sulmuesi i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic, tashmë është lidhur me një transferim në “Goodison Park”.

Suedezi është ende pa klub, pasi kontrata e tij me LA Galaxy përfundoi në nëntor. Edhe Milani po mundohet fort për t’i siguruar shërbimet e 38- vjeçarit.

Sipas “Daily Star”, Ancelotti do të kërkojë “të sulmojë” ish-klubin e tij, me mesfushorin e Napolit, Piotr Zielinski, në objektivat e tij të transferimit.

Mesfushori polak ka qenë një interpretues i shquar për skuadrën e mëparshme të Ancelotti. Siç është raportuar në Itali, ai mund të jetë i hapur për një transferim në “Merseyside”.

Zielinski nuk është lojtari i vetëm i Napolit, që mund të bashkohet përsëri me Ancelotti. Mbrojtësi imponues, Kalidou Koulibaly, është duke u lidhur me kalimin në “Goodison Park”.

Ancelotti do të duhet të shohë një përmirësim të shpejtë nga skuadra e re, nëse do të largohet nga zona e rrezikut, fundi i Premier League. Everton ndodhet tri pikë mbi zonën që e shpie një kategori më poshtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Objektivi: Qëndrimi në Premier League

Akord me Everton, Ancelotti me pagë stratosferike