MENU
klinika

Disa këshilla

Anemia tek gratë shtatzëna, si ta parandalojmë?

22.12.2019 - 20:52

Gjatë shtatzënisë gratë janë më të rrezikuara që të zhvillojnë anemi si pasojë e mungesës së hekurit, një gjendje ku nuk ka mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut për të transportuar oksigjenin në të gjitha indet e trupit.

Çfarë e shkakton aneminë si pasojë e mungesës së hekurit gjatë shtatzënisë?

Trupi përdor hekurin për të prodhuar hemoglobinën, një lloj proteine në qelizat e kuqe të gjakut që transporton oksigjenin në inde. Gjatë shtatzënisë, gruaja ka nevojë për dyfishim të dozës së hekurit, që trupi të prodhojë më shumë gjak për të furnizuar me oksigjen edhe bebin. Nëse nuk keni mjaftueshëm rezerva të hekurit ose nuk merrni mjaftueshëm hekur gjatë shtatzënisë, mund të zhvilloni anemi si pasojë e mungesës së hekurit.

Image result for anemia tek grate shtatzena

Si ndikon anemia gjatë shtatzënisë te bebi?

Anemia gjatë shtatzënisë rrit rrezikun për lindje të parakohshme, peshë më e vogël trupore për bebin si dhe zhvillim të depresionit pas lindjes. Disa studime tregojnë gjithashtu për një rritje rreziku për vdekje të foshnjës para ose menjëherë pas lindjes.

Si mund të parandalohet dhe trajtohet anemia si pasojë e mungesës së hekurit gjatë shtatzënisë?

Vitaminat prenatale zakonisht përmbajnë edhe hekur. Këto vitamina mund të ndihmojnë në parandalimin e zhvillimit të anemisë si pasojë e mungesës së hekurit gjatë shtatzënisë. Në disa raste, mjeku i familjes mund të rekomandojë suplemente të veçanta të hekurit. Gjatë shtatzënisë një gruaje i nevojitet 27 miligramë hekur në ditë.

Ushqyerja shëndetshëm gjithashtu mund të parandalojë zhvillimin e anemisë si pasojë e mungesës së hekurit. Burimet më të mira të hekurit janë: mishi i kuq pa dhjamë, mishi i shpendëve dhe peshku, drithërat, lëngu i kumbullës, thjerrëzat dhe fasulet. Hekuri nga produktet shtazore, si mishi, absorbohet më lehtësisht. Për të lehtësuar absorbimin e hekurit edhe nga burimet bimore dhe suplementet, i shoqëroni ato me ushqime ose pije të larta në vitaminë C, si lëng portokalli, domatesh ose luleshtrydhe.

Si trajtohet anemia si pasojë e mungesës së hekurit gjatë shtatzënisë?
Nëse po merrni vitamina prenatale që përmbajnë hekur dhe përsëri jeni anemike, mjeku mund t’ju rekomandojë që të bëni analiza të tjera për të përcaktuar shkaqet e mundshme të zhvillimit të anemisë. Në këtë rast duhet të konsultoheni edhe me një mjek hematolog, i specializuar në trajtimin e çrregullimeve të gjakut. Nëse shkaku është mungesa  ehkurit, mjeku mund t’ju rekomandojë suplemente shtesë të hekurit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dr. Dritan Subashi, Obstetër-Gjinekolog

A duhet të hiqni dorë nga veganizmi gjatë shtatzënisë?

Nga karroca e fëmijës tek rripi i sigurimit…

6 rreziqet për shëndetin e fëmijës tuaj që duhet të dini