MENU
klinika

Europa League

Arsenal kalon me barazim, “lamtumirë” Lazio!

12.12.2019 - 20:50

Janë mësuar 12 skuadrat e para që kalojnë grupin në Europa League. Arsenal është kualifikuar pa shkëlqim, pasi barazoi 2-2 në transfertë me Standart Liege.

Për hir të së vërtetës, belgëve u duhej të fitonim me një diferencë prej 5 golash. Deri në 2-0 kanë shkuar, por më pas anglezët kanë barazuar.

Eintracht Frankfurt për pak u eliminua. Pasi surprizoi Arsenalin në Londër, gjermanët po udhëhiqnin 2-0 ndaj Guimares, por në fund portugezët fituan 2-3. Frankfurt duhet t’i falet Arsenalit që barazoi.

Pa shkëlqim kualifikohet edhe Sevilla, që humb në Qipro 1-0 nga APOEL. Gjithsesi, spanjollët e kishin siguruar vendin e parë në grup, ndaj kanë luajtur me formacion të dytë.

Lazio, që kishte vetëm një fije shpresë, është mposhtur 1-0 nga francezët e Rennes. Gjithsesi, bardhekaltrit vareshin nga ndeshja tjetër, ku Celtic duhej të fitonte në Rumani ndaj Cluj, por kjo e fundit e mposhti 2-0.