Shkarkimi i trajnerit Unai Emery nuk ka dhënë asnjë efekt tek Arsenal, që ka humbur në ndeshjen e sontme në shtëpi 1-2 përballë Brighton. Një humbje që djeg shumë dhe tashmë Champions shihet me “dylbi”.
Kjo ishte ndeshja e nëntë që Arsenali nuk arrin të marrë një fitore. Në minutën e 36’ miqtë gjejnë golin e avantazhit me Webster. Arsenal mundohet të reagojë dhe pas pushimit gjen golin e barazimit me Lacazette.
Maupay, 1-2. #BHAFC pic.twitter.com/ve5M9KhaVC
— ° (@FutyGif) December 5, 2019
Futja në fushë e Pepe ka ndryshuar lojën e Topçinjve, sidomos në sulm, por në kërkim të golit të fitores, Arsenal e ka pësuar sërish. Pas një aksioni të bukur, Brighton ka shënuar golin e avantazhit me Maupay në minutën e 80’.
Një gol i merituar i miqve, të cilët kanë luftuar për çdo top duke luajtur pa frikë ndaj një ekipi gjigant si Arsenal. Vendasit nuk arritën të reagonin dhe duhet të pranojnë përsëri humbjen.