MENU
klinika

Premier League, Java 15

Manchester City rikthehet te suksesi me “poker”

03.12.2019 - 23:07

Pas ndalesës së Newcastle, Manchester City është rikthyer te fitorja duke mposhtur 4-1 në transfertë Burnley. Tri pikë që rikthejnë kampionët në vendin e dytë, të paktën provizorisht.

Gabriel Jesus zhbllokoi shifrat në 24’ pas pasimit të David Silva. Miqtë clirohen dhe dominojnë në 45 minuta e para, duke e mbyllur këtë fraksion 0-1.

Me të nisur e dyta, është sërish Gabriel Jesus është ai që shënon duke qetësuar akoma më shumë trajnerin Pep Guardiola. Rodri në 68’ thellon shifrat me golin e tij spektakolar. Në fund ka dy gola të shpejtë, Mahrez shënon për 0-4, ndërsa shënon golin e nderit.

Një sukses që i nevojitej Manchester City, pasi në fundjavë do të përballet në derbi me Manchester United. Burnley mbetet në mesin e renditjes me 18 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN