Vrimat e lashta të zeza mund të jenë rritur për t’u bërë objekte super masive që janë sot duke ngrënë rezervuarë gazi dhe pluhuri për 12.5 miliardë vjet, thonë astronomët.
Një ekip studiuesish ndërkombëtarë kapi imazhet e ‘ushqimit të vrimës së zezë’ dhe kuarcat përreth në zemër të galaktikave të hershme.
Ekipi thotë se këto furnizime lejuan që këto mostra kozmike të rriten me shpejtësi në përmasa një kohë kur universi ishte akoma shumë i ri.
Vrimat e zeza super masive janë disa miliarda herë më shumë të mëdha se masa e Diellit tonë dhe deri më tani mendohej se nuk kishte materiale të mjaftueshme rreth tyre për të nxitur rritjen e tyre por që duket se kanë kapur përmasa vërtet të jashtëzakonshme.
Ato mund të ishin formuar nga rënia e yjeve të parë dhe duhet të ishin rritur shumë shpejt, thotë Dr Farina.
‘Ushqimi i vrimës së zezë’ me gaz të ftohtë dhe pluhur nuk ishte gjetur nga astronomët në sasi mjaftueshëm të mëdha për të shpjeguar këtë rritje të shpejtë.
“Tani jemi në gjendje të demonstrojmë, për herë të parë, se galaktikat fillestare kanë ushqim të mjaftueshëm për të mbajtur vrima të zeza në rritje dhe formimin e fuqishëm të yjeve”, tregojnë astronomët.