MENU
klinika

Vjen reagimi i parë nga PD

Babalja/ Gjykata dënon Ervin Salianji me 1 vit burg

18.12.2019 - 16:04

Gjykata e Shkallës së Parë ka dënuar me 1 vit burg ish-deputetin e PD-së Erviin Salianji, në lidhje me çështjen ‘Babalja’.

Po ashtu togat e zeza kanë dhënë 2 vite burg për Fredi Alizotin, ndërsa për Albert Veliun 3 vjet 5 muaj burg. Pavarësisht vendimit për Salianjin, demokrati nuk do të arrestohet, pasi duhet të ketë vendim të formës se prerë.

“Një vendim i pritshëm dhe asnjë surprize, që anëtari i bandës së Lushnjes, Artan Gjermeni do të merrte këtë vendim.

Në momentin e parë që zotëria do kalojë në vetting do ta shikoni qe është tërësisht e vërtetë.

Sot Salianji dhe gazetari nuk është dënuar nga drejtësia dhe gjykata, por nga nje anëtar i Bandës së Lushnjes”.