Ka rrëmbyer çmimin më prestigjioz letrar, në Finlandë, shkrimtari shqiptaro-finlandez. Pajtim Statovci u nderua me çmimin për letërsinë, “Finlandia”.
Vlerësimi, shkrimtarit Statovci iu dha për librin “Bolla” (“Otava”), që sipas jurisë u cilësua si “roman tronditës dhe prekës, që të magjeps me fuqinë e shprehjes”. Ngjarjet në liber, zhvillohen pjesërisht në Kosovë, që përfaqëeson edhe vendlindjen e autorit.
Ky është vlerësimi i jurisë: “Një libër aktual, aspak paragjykues dhe gjithëpërfshirës për gjendjen e pyjeve finlandeze dhe ndryshimin klimatik, ku perceptimet e natyrshme të njerëzve, përvojat, emocionet e tyre, si dhe njohuritë nga ekspertët, shkrihen vetvetiu me njëra-tjetrën”.
Statovci u shpërngul nga Kosova drejt Finlandës, me familjen, në moshën dyvjeçare. Ai jeton në Helsinki dhe mban diplomë master për Letërsi Krahasuese nga Universiteti i Helsinkit. Momentalisht, Pajtim Statovci është kandidat për doktoraturë në po të njëjtin universitet.
Romani i tij i parë, “Macja ime Jugosllavia”, botuar më 2014, mori vlerësimin e kritikës dhe të lexuesve. Ky roman, i dha atij çmimin prestigjioz të letërsisë, “Helsingin Sanomat”.