MENU
klinika

Premier League, java 19

City përmbyset në strofullën e “Ujqërve”

27.12.2019 - 22:47

Ndeshja ka nisur keq për miqtë. Portieri i Manchester City-t, Ederson, ka bërë një dalje skandaloze gjatë një kundërsulmi të Wolves dhe për këtë arsye ka marrë menjëherë kartonin e kuq nga arbitri Atkinson.

Më pas, miqtë kanë pasur mundësinë të kalonin në avantazh pas penalltisë së akorduar në favor të tyre. Sterling e ka humbur me tentativën e parë, por VAR e ka quajtur të parregullt, pasi portieri ka bërë një hap përpara.

Edhe në tentativën e dytë Sterling e ka humbur, por topi ka shkuar përsëri te këmbët e tij dhe këtë herë e ka shtyrë në rrjetë. I pafat portieri vendas.

Po Sterling në 50’ do të realizonte golin e dytë për City-n. Por kur u mendua se ndeshja u fitua, Wolves tregojnë forcën. Pas 5 minutash ngushton Traore, ndërsa Jimenez në 84’ barazon shifrat.

Por “Ujqërit” nuk do të ndaleshin këtu, pasi në 90’ shënojnë edhe golin e tretë me autor Doherty. Një fitore që vlen shumë për vendasit, që shpresojnë surprizën për në Champions.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN