MENU
klinika

Premier League, Java 18

Përmbys Tottenham, nuk heq dorë nga Champions

26.12.2019 - 15:32

Skuadra e Tottenham ka marrë një fitore me shumë vlera, edhe pse ka vuajtur në shtëpi. Spurs mposhtën 2-1 Brighton dhe tani mund të vijojnë të shprsojnë për Champions.

Miqtë e mbyllën pjesën e parë në avantazhin e një goli, por kthesa e madhe ndodhi në pjesën e dytë. Pjesa e parë u zhbllokua shumë shpejt, pasi Kane dërgoi topin në rrjetë në minutën e 23′.

Festë për vendasit, por VAR-i anuloi rrjetën, pasi kapiteni ishte më përpara… me hundë. Miqtë shfrytëzuan momentin e vështirë të vendasve dhe dërguan topin në rrjetë me anë të Webster për të mbyllur 0-1 pjesën e parë.

E dyta nisi me ritëm tjetër dhe Tottenhami barazoi menjëherë me anë të Kane. Sulmuesi barazoi shifrat pas një këmbënguljeje personale, por dhe të brazilianit Lucas Moura për 1-1.

Loja e skuadrës vendase ishte në rritje, pasi Tottenhami arriti të dërgonte topin në rrjetë për herë të dytë pas një aksioni fantastik në minutën e 72′. Dele Alli përshëndeti rrjetën për 2-1. Mourinho fiton në këtë “Boxing Day”.