MENU
klinika

Premier League, java 19

Rikthehet United, Champions nuk është utopi

26.12.2019 - 20:26

Manchester United është rikthyer pas dy ndeshjesh te fitorja në Premier League, duke mposhtur 4-1 në “Old Trafford” ekipin e Neëcastle. Djajtë e Kuq janë 4 pikë larg zonës Champions, pasi Chelsea humbi pak më parë.

Ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh me golin e Longstaff në të 17-ën, por Martial ka barazuar vetëm shtatë minuta më vonë me një gol që duhet të ishte pritur nga portieri.

18-vjeçari Greenëood ka shënuar golin e avantazhit për United në minutën 36’ me një predhë nga distanca përpara se Rashford të shënonte të tretin pak minuta përpara fundit të pjesës së parë.

Pas pushimit Martial ka shënuar golin e dytë personal dhe të katërtin për ekipin e tij, duke vulosur këtë fitore tepër të rëndësishme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN