Tashmë dihet se kush do të jenë deputetët e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e shtatë.
Instituti Demokrati i Kosovës, ‘KDI’ ka treguar disa nga karakteristikat kryesore të përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës.
Ajo që bie në sy është përfaqësimi jo i madh i grave në krahasim me burrat. Në legjislaturën e re do të jenë 81 burra, kurse vetëm 39 gra.
Mosha mesatare e deputetëve do të jenë 42 vjeç.
60 deputetë janë të njëjtë nga legjislatura e kaluar, 40 janë që kanë garuar për herë të parë. 11 deputetë janë që kanë pasur 2 apo më shumë mandate.
Kurse 9 deputetë janë zgjedhur për herë të parë por që kanë garuar edhe në zgjedhjet e kaluar. Komuna që ka më së shumti deputetë është ajo e Prishtinës me 17 deputet.