MENU
klinika

Tërmeti/ Dhuroi 100 mijë euro për të prekurit

Ermal Fejzullahu do të ndërtojë edhe shtëpinë e…

03.12.2019 - 21:13

Këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar, Ermal Fejzullahu, deklaroi në një postim në profilin e tij në Instagram se do t’i vijë në ndihmë të prekurve nga tërmeti duke dhuruar plot 100 mijë euro.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ermal Fejzullahu (@ermal.fejzullahu) on

Padyshim, ky është një gjest tepër human nga ana e këngëtarit, i cili ka premtuar se me këto para do të kujdeset personalisht edhe për ndërtimin e shtëpisë së vëllezërve Abazi në Gjilan.

Dy vëllezërit kishin ardhur në Durrës për punë dhe po qëndronin në njërin prej hoteleve që u shemb për shkak të tërmetit, duke lënë pas 6 jetimë.

Sipas “Prive.al”, Ermali është zotuar t’i qëndrojë pranë familjes Abazi, e cila më herët ka humbur edhe një djalë tjetër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këngëtari tregon...

Ermal Fejzullahu sërish baba?