MENU
klinika

Top formacioni i teknikëve sipas roleve

Dikur futbollistë yje, sot shkëlqejnë si trajnerë

20.12.2019 - 19:01

Koha kalon, por një pjesë e ish-futbollistëve janë të suksesshëm edhe në fushën e trajningut. Dikur, ata kanë luajtur vetë në fushën e blertë, duke pasur mbi krye “ustallarë” të tjerë, nga të cilët janë ndikuar për të qenë të sotmit në trajning.

Dihet tashmë se, pasi i “varin këpucët në gozhdë”, futbollistët i futet rrugës së trajnerit, por jo vetëm. Një profesion i vështirë, por që paguhet me të vërtetë shumë.

Mourinho dhe Zidane
Mourinho dhe Zidane

Kuptohet, nuk është e sigurt që çdo futbollist mund të bëjë edhe trajnerin, sikurse nuk ka fakte shterruese se një yll në fushën e blertë mund të bëhet i tillë edhe në stolin e cilësdo skuadre.

Natyrisht, si në jetë, edhe në këtë fushë, nuk ka rregull pa përjashtim. Fjala vjen, Jose Mourinho ka qenë një futbollist amator, pa asnjë shkëlqim, por si trajner ka bërë historinë.

Krejt ndryshe ka qenë “tranzicioni” mes këtyre dy profesioneve i Zinedine Zidane; yll si futbollist dhe i tillë si trajner (me tre Champions radhazi të fituar).

Ne po mundohemi të krijojmë top-formacionin e trajnerëve aktualë, që janë evidentuar në të dyja rolet dhe janë aktivë, bazuar në pozicionet që kanë pasur në fushë, kur luanin vetë.

Natyrisht, mund të ketë edhe emra të tjerë, që mund t’i përfshini sipas rastit, kështu që kërkojmë ndjesë paraprake për të mbeturit jashtë.

Ne po ju bëjmë pyetjen: çfarë skuadre do të kishte qenë kjo? Bashkë me përgjigjen, mund të shtoni ndonjë ish-futbollist tjetër, që po bën trajnerin tashmë, që e meriton një vend në këtë top-formacion.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Surprizon trajneri i ardhshëm i Chelsea

10 trajnerët më të paguar në Premier League!