MENU
klinika

Premier League, java 17

Dopietë e Salah, Liverpool nuk njeh pengesa

14.12.2019 - 15:37

Nuk ka të ndalur Liverpool, që ka marrë fitoren e radhës me rezultatin 2-0 ndaj Watford-it. Një ndeshje e cila u mendua e lehtë në letër, por nuk doli ashtu si pritej në fushën e lojës.

Pjesa e parë foli për Liverpool-in, por goli erdhi vetëm në minutën e 38-të. “Redsat” shfrytëzuan në mënyrë përfekte një kundërsulm me Firminhon që pasoi drejt Mane. Sulmuesi pasoi për Salah dhe më pas egjiptiani bëri të gjithë punën për golin.

Pjesa e dytë nisi me ritmin e së parës. Mane dyshoi rezultatin pas një pasimi të Shaqirit, por u anulua për pozicion jashtë loje. Miqtë reaguan, por Alisson arriti t’i ndalte.

Kur u mendua se ndeshja do të mbyllej 1-0, ishte Salah që shënoi golin e dytë. Egjiptianit i doli një top i papritur dhe me mjeshtëri e dërgoi në rrjetë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN