MENU
klinika

Bashkëpunimi me reperin me famë ndërkombëtare

E dëgjuat? ‘Yalla’ e Capital T tashmë numëron mijëra klikime

22.12.2019 - 12:04

Në mesnatë, reperi i njohur Capital T publikoi këngën e tij më të re, një bashkëpunim me reperin me famë ndërkombëtare Joker Bra.

Kënga e re titullohet “Yalla” dhe menjëherë pas publikimit ka arritur mijëra klikime në Youtube.

Projekti i tyre i ri është super ritmik dhe është kënga e parë e publikuar nga albumi i ri i Kapos, i titulluar “Skulpturë”.

Albumi do të publikohet në fillim të vitit 2020 dhe reperi ka vendosur të na i zbulojë njëra pas tjetrës këngët e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN