Televizioni shtetëror CBC në Kanada ka krijuar polemika pasi ka transmetuar filmin e preferuar të Krishtlindjes “Home Alone 2” pa një skenë që përfshin presidentin Donald Trump në të.
Heqja e skenës është konsideruar nga konservatorët amerikanë si një lëvizje politike dhe censurë.
Por CBC saktëson se skenën e ka hequr në vitin 2014, kur ka blerë të drejtën e transmetimit të filmit dhe kur Trump njihej vetëm për bizneset e tij dhe jo për President.
“Siç ndodh shpesh për filmat e përshtatur për televizione, edhe “I vetëm në shtëpi” është rishikuar. Skena me Trump ishte një prej atyre që janë hequr”, shpjegon televizioni në një komunikatë për shtyp.
Presidenti amerikan nuk e ka marrë seriozisht këtë vendim dhe bën shaka në Twitter ku shkruan se “filmi nuk do të jetë më i njëjti”.