Ndoshta ju erdhi papritur lajmi, por burime për Prive bëjnë të ditur se Mc Kresha dhe e fejuara e tij Erzina do të kurorëzojnë me martesë lidhjen e tyre sot.
Ceremonia pritet të jetë private dhe të pranishëm do të jenë vetëm të afërmit dhe miqtë e ngushtë të çiftit. Madje, të ftuarve u është kërkuar të mos postojnë në rrjetet sociale foto dhe video nga dasma.
Sipas Prive, festa ka filluar që sonte, pasi Erzina ka mbledhur mikeshat e saj për festën e beqarisë apo Kanagjegjin siç njihet në Kosovë.
Lidhja e reperit me Erzinën u bë publike në fillim të muajit nëntor. Fotot e çiftit që kanë qarkulluar në media kanë qenë të pakta, fillimisht u publikua një foto ku ata shfaqeshin duke ecur në rrugë, ndërsa më vonë Prive publikoi një foto të qartë, ku shihej fytyra e qartë e biondes simpatike.
Presim për detaje të tjera nga dasma, megjithëse siç duket gjasat që pamjet të bëhen publike janë të pakta.