MENU
klinika

"Ishte festa e festivalit"

Elvana ishte fituese! Alketa i kërkon falje për jurinë

23.12.2019 - 13:53

Alketa Vejsiu ka bërë një status mjaft të çuditshëm sot në Instagramin e saj, duke na dhënë idenë se po i kërkon falje Elvana Gjatës, që nuk fitoi çmimin e parë!

Vendi i parë është kontestuar shumë sot, dhe ka pasur pakënaqësi ashtu siç ndodh në çdo festival!

Por tani që pikët u dhanë dhe fituese u shpall Arilena Ara me këngën “Shaj”, duket disi e pavend të thuash që “nuk munda t’i jap zë zërit të publikut” apo të kërkosh falje për faktin që fituese nuk u shpall Elvana.

Alketa shprehet se nuk ishte ajo juria, dhe se jurinë nuk e zgjodhi ajo, si për t’u justifikuar përse Arilena fitoi çmimin e parë! Por harron se pikët maksimale të anëtarëve të huaj të jurisë i mori Elvana (shiko këtu).

Moderatorja falenderon Elvana Gjatën për këngën e saj ritmike “Me tana”, të cilën e quan “festën e këtij festivali”.

 

 

View this post on Instagram

 

I uroj sukese Arilenes per fitoren! Sa me mbare per Shqiperine ne Eurovision! Por nuk mund te le pa falenderuar Elvana Gjaten! Ate qe u klikua ne 2 jave me shume se te gjithe, 3 milion e 500 mije here! Nuk mund ta mohoj qe kenga e saj ishte festa e ketij Festivali! Qe Elvana ishte lajmi i ketij edicioni, zeri dhe energjia e rinise qe vallezoi ne nje salle te ngurte, qe beri bashke Shqiperine, Kosoven dhe Diasporen! Garat shpallin fitues, por jo humbes; sepse hitet nuk vdesin kurre. Pas ketij Festivali qe e kam bere me shpirt, mund te them qe skam qene dhe sdo behem kurre pale me asnje juri, per asnje motiv! Besoj tek meritokracia dhe me vjen thellesisht keq qe ne platformen e ketij Festivali nuk munda dot ti jap ze, zerit te publikut! Me falni nese ju kam zhgenjyer! Kuptoj dhe respektoj ndjeshmerine tuaj! Mi kurseni akuzat ju lutem! Une nuk isha juria, dhe jurine se zgjodha une! Elvana Faleminderit! Ti erdhe ne kete Festival sepse besove tek vizioni im! Ti s’kishe nevoje per gare per te konfirmuar ate qe je, sepse ti thjesht Je! Dhe per me teper ti duhet te ndihesh fituese sot sepse te 3 anetaret e jurise se Eurovision te kane dhene 18 pike. Ato 2 piket e Shqiperise, jam pa fjale!

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on

“I uroj sukese Arilenës për fitoren! Sa më mbare për Shqipërinë në Eurovision!

Por nuk mund te le pa falenderuar Elvana Gjaten! Atë qe u klikua ne 2 jave me shume se te gjithë, 3 milion e 500 mije here! Nuk mund ta mohoj qe kënga e saj ishte festa e këtij Festivali! Që Elvana ishte lajmi i këtij edicioni, zëri dhe energjia e rinise qe vallëzoi ne një salle te ngurte, qe beri bashke Shqipërinë, Kosovën dhe Diasporën! Garat shpallin fitues, por jo humbës; sepse hitet nuk vdesin kurrë.

Pas këtij Festivali qe e kam bere me shpirt, mund te them qe skam qene dhe s’do bëhem kurrë palë me asnjë juri, për asnjë motiv!

Besoj tek meritokracia dhe me vjen thellësisht keq që në platformën e këtij Festivali nuk munda dot t’i jap zë, zërit të publikut! Me falni nëse ju kam zhgënjyer! Kuptoj dhe respektoj ndjeshmërinë tuaj! Mi kurseni akuzat ju lutem! Unë nuk isha juria, dhe jurinë s’e zgjodha unë!

Elvana Faleminderit! Ti erdhe ne këtë Festival sepse besove tek vizioni im! Ti s’kishe nevoje për garë për te konfirmuar atë qe je, sepse ti thjesht Je!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN