MENU
klinika

Për secilin konkurrent

Festivali i RTSH-së: Publikohen pikët e plota të jurisë

23.12.2019 - 13:38

Mbrëmjen e kaluar u mbajt nata finale e “Festivalit të RTSh-së” në Pallatin e Kongreseve.

Fituese e këtij festivali u shpall Arilena Ara me këngën “Shaj”, duke lënë në vend të dytë Elvana Gjatën me këngën “Me tana”, ndërsa në vend të tretë Sara Bajraktarin me “Ajër”.

“Rtsh.al” ka publikuar pikët e plota për konkurrentët, të votuar nga juria e përbërë nga Christer Björkman, këngëtar dhe producent suedez, kompozitori grek Dimitris Kontopoulos, kryetari i delegacionit të Islandës Felix Bergsson, muzikologia shqiptare, Mikaela Minga dhe poetja shqiptare Rita Petro.

Fotot e mëposhtme tregojnë votimin e plotë të jurisë.