MENU
klinika

Volejboll

Erzeni mposhtet keq, eliminohet Partizani

19.12.2019 - 11:28

Skuadra e Partizanit në volejboll për femra i ka thënë “lamtumirë” aventurës europiane, duke u eliminuar edhe nga turneu i CEV Cup.

Skuadra kampione e Shqipërisë u mund 3-0 edhe në ndeshjen e dytë në Shqipërisë ndaj spanjolleve të La Laguna, duke u eliminuar (mikeshat patën fituar po 3-0 edhe takimin e parë).

Një ndeshje e dominuar nga rivalet spanjolle, që në të tre setet patën epërsi në fushë, duke e merituar fitoren dhe kualikimin (25-12, 25-14, 25-20).

Ky është eliminimi i dytë radhazi për Partizanin brenda një muaji nga turnetë europianë. “Të kuqtë” fillimisht u eliminuan nga Champions League, ndërsa tani nga turneu i CEV Cup.

Ndërkohë, për meshkuj, skuadra e Erzenit u mund në Milano 3-0 nga italianët e Poëervolley Milano (25-9, 25-15, 25-7), në ndeshjen e vlefshme për Challenge Cup (Kupa e Sfidantit).

Takimi ishte një formalitet për italianët, shumë më superior se shijakasit në parket, duke e fituar me lehtësi takimin. Sot, po në Milano, do të luhet edhe ndeshja e dytë mes dy skuadrave. Të ardhurat nga biletat do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN