MENU
klinika

FSHF publikon videon

Femrat e Vllaznisë dhurojnë spektakël

17.12.2019 - 12:24

Nuk janë vetëm meshkujt ata që mund ta bëjnë këtë, pasi femrat e Vllaznisë kanë një leksion për të gjithë. Ekipi shkodran ka mbajtur me kokë topin deri në fund.

Diçka e tillë është bërë edhe në kombëtaren e Brazilit e në ekipe të tjera të njohura, çka tregon se prova në fjalë ka “valenca” superiore.

Njëlloj ftese për sfidë, si ajo e tipit “bottle cap challenge” të Ibrahimovic, që duhet pranuar si e tillë edhe nga “burrat” e Superiores e më tej.

“Stafeta” e topit me kokë, që kompletojnë vajzat kuqeblu, me siguri do t’i vërë në sedër e pozita pune edhe futbollistët shqiptarë, që duken sikur janë sfiduar me pyetjen: E bëni dot?