15.12.2019 - 22:49
Inter për pak ia doli në një transfertë të vështirë. Zikaltrit janë ndalur 1-1 me Fiorentinën brenda në shtëpinë e kësaj së fundit.
Goli i parë është shënuar nga një ish futbollist i Fiorentinës. Pikërisht Borja Valero në minutën e tetë të ndeshjesh shënoi në stadiumin ku shkroi lavdinë e tij. Natyrisht, nuk mund të festonte.
Ndeshja ka qenë e hapur dhe e luftuar deri në fund. Dhe pikërisht atëherë ku u menduar se miqtë fituan, Vlahovic ka ndëshkuar Interin, duke barazuar.
Një pikë që mban në krye Interin, por thjesht nga golavarezhi, pasi pikët (39) janë njësoj me Juventusin. Një pakujdesi që mund t’i kushtojë shumë Interit në luftën për titull.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Serie A, Java 16
Milan ngec në 120 vjetor, dygolësh i CR7, Buffon “700”
Serie A, Java 16
Trajner i ri, Napoli edhe më keq
Serie A, Java 16