MENU
klinika

Serie A, Java 16

Roma përmbys Spal dhe kap vendin e 4-t

15.12.2019 - 19:52

Roma ka vuajtur jo pak në sfidën e sotme ndaj Spal, por ka siguruar 3 pikë me shumë vlerë në fitoren 3-1 dhe tashmë verdhekuqtë e shohin veten në vendin e katërt.

Është dukur një ndeshje e thjeshtë për vendasit romanë, por goli nuk po dilte. Dhe në 44’, miqtë përfitojnë penallti dhe nga pika e bardhë nuk fal Petagna.

E dyta nis me tjetër ritëm për Romën, që barazon në 53’ me Pellegrini. I pafat portieri shqiptar Etrit Berisha, pasi topi devijohet pas gjuajtjes së italianit.

Në minutën e 66-të, ka penallti për Romën. Dzeko pengohet nga prapa dhe Perotti nuk fal. Ndeshja ka qenë e hapur, por Roma “blindon” rezultatin në 83’ me Mkhitaryan dhe merr 3 pikë për zonën Champions, ndërsa Spal në vendin e fundit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN