MENU
klinika

"Krishti i përqeshur" në Luvër?

Franca nuk e lëshon pikturën e Mesjetës

25.12.2019 - 14:31

      Piktura me autor, piktorin italian Cimabue, që theu rekordin në ankandin e tetorit të këtij viti, nuk do të dalë nga territori francez.

Franca e ka ndaluar eksportin e pikturës “Christ Mocked”, për 30 muajt e ardhshëm, me shpresën për të mbledhur fondet e duhura për ta blerë pikturën. Nëse kjo do të mund të blihet nga autoritet francize, piktura do të jetë ppjesë e muzeut të Luvrit, në Paris.

“Po bëjmë përpjekje, që kjo vepër të jetë pjesë e koleksionit kombëtar”, – ka theksuar ministri francez i Kulturës, Franck Riester.

Vepra e humbur, punuar nga mjeshtri italian Cimabue, gjatë shekullit të XIII, u zbulua brenda dollapit të një gruaje të moshuar në Francë.

Piktura ishte vlerësuar nga 4-6 milionë euro, por u shit për 24 milionë, duke shënuar rekord të ri për veprën më të shtrenjtë, që i përket Mesjetës. Por, blerësi nuk është bërë i njohur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Re me pantallona"

Poeti gjenial i futurizmit