MENU
klinika

"Krishti i përqeshur"

Piktura nga Cimabue zbulohet në Paris

24.09.2019 - 13:57

       U zbulua në një shtëpi në veri të Parisit, piktura e vlerësuar si vepër e piktorit të madh e të vjetër italian, Cimabue. Artisti ka lënë punime shumë të rralla.

Piktura e sapozbuluar, në përmasa 25,8 x 20,3 centimetra, është titulluar “Krishti i përqeshur”.

 

 

 

 

 

E vlerësuar mes vlerës 4-6 milionë euro, kjo pikturë, që tregon Krishtin e rrethuar nga një turmë njerëzish me fytyra idhnake dhe drithëruese, do të dalë në shitje në Senlis, më 27 tetor. Kjo ditë, do të jetë hera e parë, pas dekadash, që një pikturë nga Cimabue, del në ankand.