MENU
klinika

Godar, miku i Shqipërisë

Francezi i flaktë i çështjes shqiptare

12.12.2019 - 17:09

      Personalitet politik francez me ide përparimtare, deputet dhe ministër në qeverinë e Francës gjatë Luftës I Botërore, mik i Shqipërisë, të drejtat e së cilës i mbrojti në arenën ndërkombëtare. Vizitoi Shqipërinë disa herë e në periudha të ndryshme: së pari më 1921, pasi kishte ngritur zërin në përkrahje të të drejtave kombëtare të Shqiptarëve të marra nëpër këmbë nga Fuqitë e Mëdha fituese të Luftës I Botërore dhe nga shtetet fqinje ballkanike, dhe së fundi, më 1950, kur ishte zgjedhur kryetar nderi i shoqatës së miqësisë Francë-Shqipëri.

Shkroi dy libra për Shqipërinë: “L’Albanie en 1921” (“Shqipëria më 1921”) dhe “L’Albanie en 1922” (“Shqipëria më 1922”), botuar të dy në Paris 1922, në të cilët shprehu besimin në veprimtarinë e forcave demokratike të popullit shqiptar. La pa përfunduar, për shkak të vdekjes, librin “Shqipëria më 1950”. Është dekoruar me “Urdhrin e Lirisë” të klasit të I.

Zhysten Godar (Justin Godart), lindur më 26 nëntor 1871 dhe vdekur më 12 dhjetor 1956, ishte një personalitet politik francez me ide përparimtare, deputet dhe ministër në qeverinë e Francës gjatë Luftës I Botërore, mik i Shqipërisë, të drejtat e së cilës i mbrojti në arenën ndërkombëtare.

Muzeu Kombëtar njoftoi se ai e vizitoi Shqipërinë disa herë e në periudha të ndryshme: së pari më 1921, pasi kishte ngritur zërin në përkrahje të të drejtave kombëtare të shqiptarëve të marra nëpër këmbë nga Fuqitë e Mëdha fituese të Luftës I Botërore dhe nga shtetet fqinje ballkanike dhe së fundi, më 1950, kur ishte zgjedhur kryetar nderi i shoqatës së miqësisë Francë-Shqipëri.

 

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit