MENU
klinika

Asnjë zgjidhje për banorët

Fshati Alarup/ Mungesa e ujit shkak për tragjedira

08.12.2019 - 12:04

Fshati Alarup është rreth 50 km larg qytetit të Pogradecit. Aty jetojnë më shumë se 500 banorë ndërsa mungesa e ujit të pijshëm ka shkaktuar edhe tragjedi në njerëz.

Nuk do t’ia dijë njeri fare se kush vuan dhe kush jo. Hapim puse dhe për të vaditur edhe për të pirë. Uji që del me cilësi të mirë e sjellin në shtëpi”- thotë një banor.

Kryeplaku i fshatit Adriatik Hoxhallari tregon se e vetmja mundësi për ujë është çezma e fshatit, e cila shpesh herë kthehet edhe në mollën e sherrit mes banorët.

“Ujë të pijshëm nuk kemi përveç këtij burimi dhe është nxjerrë nga ISHP i ndotur me baktere.I jemi drejtuar shumë herë pushtetit lokal. Por po presim, jemi shumë pesimistë”– Adriatik Hoxhallari.

Ai bën apel për zgjidhje të menjëhershme të situatës për të shmangur tragjedi të tjera në zonën e largët të Alarupit. Mungesa e ujit të pijshëm ka detyruar banorët të hapin gropa me ujë të cilat janë kthyer në vdekjeprurëse për njerëzit.

Ndërsa prej vitesh nuk është investuar në rrjetin e amortizuar të ujësjellësit.