MENU
klinika

Rikonstruksioni i rrugës që lidh dy fshatrat

FSHZH/ Investimi i rradhës synim zhvillimin e bujqësisë

27.12.2019 - 09:37

Fondi Shqiptar i Zhvillimit njofton se ndërhyrja në aksin rrugor Grekan–Shelgu–Gjyralë do të përmbyllë një zinxhir investimesh të kryera në zonën e Dumresë vitet e fundit, në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës rrugore.

Rruga do të lidhë fshatin Grekan të bashkisë Belsh me fshatin Gjyrale të bashkisë Cërrik.

Përmirësimi i infrastrukturës mes dy njësive të qeverisjes lokale pritet të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e ekonomisë bujqësore, si dhe aksesin në shërbimet bazë, favorizuar dhe nga fakti se shtrihet në një zonë me densitet të lartë të biznesit dhe prodhimit bujqësor e agropërpunues.

Projekti parashikon rikonstruksionin e rrugës në gjatësi 4.6 km, 18,460 m2 asfalt, si dhe ndërtimin e mureve mbajtëse e pritëse me gabiona, tombino dhe zgjerim të urave ekzistuese.

Me financim të qeverisë shqiptare, ky aks do të nxisë rritjen e zhvillimit ekonomik të banorëve, duke rritur mundësitë e reja për investime në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë.

Nga ky investim përfitojnë rreth 33 107 banorë të kësaj zone, si në përmirësimin e kushteve të jetesës, përmes rritjes së ekonomive familjare e rrjedhimisht dhe asaj lokale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bashkimi i dy rrugëve nacionale

Projekti i FSHZH/ Përfitojnë 129 mijë banorë

Liqeni 'zgjohet' me pamje të re

Fondi i Zhvillimit jep lajmin e mirë për Belshin