MENU
klinika

“Shumë shpejt do të jemi një”

Futbollistët veteranë të Kosovës vizitojnë Shqipërinë

02.12.2019 - 20:21

Duhet të ishte një takim brezash, një ditë feste, si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri, por tërmeti i 26 nëntorit prishi planet e veteranëve të futbollit në dy vendet.

Më 25 nëntor shkuan në Kosovë një grup ish-futbollistësh të Flamurtarit, aty ku u takuan me bashkëmoshatarët e tyre, ku binin në sy emrat e Vasil Rucit apo Përparim Lushajt.

Por, vizita u kthye shpejt, sa “hap e mbyll sytë” edhe nga fatkeqësia që mbërtheu papritur Shqipërinë, nga tërmeti që la viktima dhe dëme kolosale materiale në disa qytete të Shqipërisë…

“Shqipëria është nëna jonë, kjo është një lloj ndihme për vëllezërit tanë pas tërmetit që la pas shumë pasoja në njerëz dhe dëme materiale. Është një tragjedi dhe ka një sensibilizim shumë të madh edhe në Kosovë.

Ndarja që ka ekzistuar duhet t’i themi “jo”. Shumë shpejt do të jemi “NJË”. Të shkelësh në tokën e shqipes është krenari. Data e 26 nëntorit na kujtoi atë vitin 1999 kur populli kosovar zbarkoi në Shqipëri.

Nuk po bëjmë asgjë, thjesht po sensibilizohemi me vëllezërit e motrat tona. Shqipëria shumë shpejt do të jetë një me Kosovën”, – u shprehën njëzëri veteranët e futbollit kosovar.

Ndërkohë që Përparim Lushaj, ish-i i Flamurtarit ka pohuar: “Falënderojmë vëllezërit tanë kosovarë që gjetën kohë dhe u sensibilizuan me këtë fatkeqësi të kombit shqiptar pas tërmetit që la pasoja. Kjo traditë e mirë e krijuar do të vazhdojë edhe në të ardhmen”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Prekëse nga “Ballistët” e "Shvercerat"

“Zemra më djeg, kur të shoh në zi…”