Qyteti bregdetar mblodhi dhjetëra artistë nga zona të ndryshme të vendit, për edicionin XIII të Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Iso-Polifonisë.
Pjesëmarrës ishin artistë të të gjitha moshave që interpretuan me grupet e polifonisë labe dhe toske nga Gramshi, Belshi dhe Shpati, Tërbaçi, Mallakastra, Gjirokastra, Skrapari, Vranishti, Livadhja dhe Finiqi dhe natyrisht, Vlora mikpritëse.
Juria ndau disa çmime për kontribut të gjatë dhe interpretim me nivel të lartë artistik.
Çmimin Special “Haxhi Dalipi” e fitoi Neki Zhupani nga Gramshi, ndërsa Çmimin e Parë “Neço Muko” e mori ansambli folklorik i qarkut Elbasan, të dytin e mori grupi polifonik Miks “Shën Dëlli” dhe “Gjergj Arianiti” nga Bashkia Mallakastër.
Iso-Polifonia vokale shqiptare është shpallur nga UNESCO “Kryevepër e Trashëgimisë Gojore të Njerëzimit” dhe mbrohet po prej saj.
Ndërsa Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike ndau tre çmime mirënjohje për rapsodin Hamdi Pulo (pas vdekjes), si dhe këngëtarët Sinan Gjoleka e Piro Latifi.
Ky festival zhvillohet çdo vit për mbrojtjen, ruajtjen dhe popullarizimin e trashëgimisë kulturore jomateriale në Shqipërinë e pasviteve ‘90.
Çmimet në Edicionin e XIII-të të Festivalit Kombëtar të Iso-polifonisë:
-Çmimi Special “Haxhi Dalipi” – fitues Neki Zhupani, Gramsh
-Çmimi i parë “Neko Muço” – fitues Ansambli Folklorik i Qarkut Elbasan
-Çmimi i dytë “Demir Zyko” – fitues grupi polifonik “Shëndëlli” dhe “Gjergj Arianiti”, Mallakastër
-Çmimi i dytë “Xhevat Avdalli” -fitues grupet polifonike Qarku Gjirokastër
-Çmimi i tretë “Arap Çeloleskaj” – fitues, Ansambli folklorik i Bashkisë Skrapar
-Çmimi i tretë “Dhimitër Varfi” – fitues, Grupi polifonik i Dukatit
-Çmimi Marrësi më i mirë – fitues Robert Prifti, Vlorë
-Çmimi Marrësja më e mirë- fituese Shpresa Kapaj, Tërbaç, Vlorë
-Çmimi i karrierës – grupi polifonik “Bilbili”, Vlorë
-Çmimi i 75 Vjetorit të Çlirimi – fitues grupi polifonik Çipini.