Në përfundim të takimit të liderve të Ballkanit perëndimor, Rama Zaev Gjukanoviç dhe Vuçiç, sqaruan detajet për pikat konkrete në një konferencë për mediat.
Fillimisht kryeministri Rama theksoj se do të ketë përfitime direkte në ekonomi, turizëm dhe shumë aspekte të tjera, pasi do të hiqen kufijtë fizikë dhe burokratikë.
Presidenti Serb Aleksandër Vuçic tha se Serbia do të jetë një ndër shtetet kryesore donatore për tërmetin, duke premtuar ndërtimin e 100 shtëpive të reja për qytetarët që u prekën nga tërmeti.
Gjithashtu ai theksoj se kjo nisëm, do të krijojë një treg të përbashkët si e vetmja mënyrë për të mbijetuar duke qenë një rajon i vogël gjeografik. Sipas tij kjo nuk bëhet për politikë por për qytetarët.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev tha se në shkurt do të nënshkruhet memorandum për lëvizjen vetëm me karta identiteti të qytetarëve të 4 vendeve të Ballkanit.
Ndërsa presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç, nënvizoj se kjo nisëm shërben direkt për kapitalin ekonomik dhe njerëzor, por do të thotë se është krijimi i një unioni ballkanik, pasi fokusi është gjithmonë integrimi në BE.