MENU
klinika

Skënderbeu i Parmës

Heronjtë nderohen shqip!..

09.12.2019 - 13:34

      Nëse në Shqipëri, vlerat ndërkombëtare ruhen të paprekura në origjinalitet, madje me një fanatizëm të pashpjegueshëm… kjo, nuk ndodh me vlerat tona autentike në botë. Emrat që bënë historinë shqiptare dhe jo vetëm e mbarë bota i nderon, në fakt, ka ardhur koha të shkruhen në gjuhën e tyre… Çfarë atyre nuk ua mundësoi koha, tani është në dorën e pasardhësve që aspirojnë Evropën – kontinetin e vjetër, që ata e “përshkuan” me vetëmohimin dhe sacrificën e pashoqe, ta çojnë në fund. Lavdia e tyre është më plotë, në gjuhën mëmë./Konica.al

Shoqata “Scanderbeg” në Parma, përuroi në parkun “Eunice Kennedy”, monumentin kushtuar heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu – aktivitet i cilësuar si vazhdim i javës së 13-të, për muajin e kultureës shqiptare.

Nisma u mbështet nga kryetari Federico Pizzarotti, drejtore për Kulturën në Bashkinë e Parmës, Nicoletta Paci, si dhe këshilltari i bashkisë, Marion Gajda.

E pranishme në ceremony, ishte edhe ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Itali, Anila Bitri, shoqëruar nga Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Milano, Adrian Andreja./Konica.al

 

Hera Lera

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Filip Shiroka – poeti i dallëndysheve

“Kombi qytetërohet me mësimin e gjuhës”