MENU
klinika

Mbrojtësit e Veronës

Inter e ka seriozisht për dyshen shqiptare

12.12.2019 - 16:51

Në fillim Juventus, pastaj Lazio dhe Napoli dhe së fundmi Interi. Klubi zikaltër është vënë në ndjekje të dy mbrojtësve shqiptarë të Veronës, Marash Kumbullës dhe Amir Rrahmanit.

Kumbulla është kthyer në objektivin e shumë skuadrave në Serie A, teksa me paraqitjet e tij ka bërë që të kthehet në protagonist absolute, duke luajtur në çdo ndeshje të mundshme si edhe duke shënuar një gol.

Së bashku me Amir Rrahmanin, kanë formuar një mbrojtje që ishte ndër më të mirat në Itali, por një dëmtim e la jashtë disa javë Kumbullën.

Ndërkohë, “fcinternews.it” raporton se në Milano ka pasur një takim kokë më kokë mes presidentit të Veronës, Maurizio Setti dhe drejtuesve të Interit.

Zikaltrit kanë prioritet 3 futbollistë nga skuadra e Veronës. Në tavolinë janë edhe emrat e dy mbrojtësve shqiptarë. Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani duket se janë kthyer në objektiv për klubin zikaltër që në vitet e fundit ka investuar jo pak në futbollistët e rinj në moshë.

Me Rrahmanin dhe Kumbullën, drejtuesit zikaltër shpresojnë që të bëjnë dy goditje që mund të rezultojnë si Milan Skriniar, i afruar pa bujë nga Sampdoria, por që tani është kthyer në më të rëndësishmin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN