MENU
klinika

Mbrojtësi i Kombëtares

Kumbulla vlen 20 mln euro, por ka pagën më të ulët

05.12.2019 - 14:52

Është nga më të kërkuarit në merkato dhe vlerësohet 15 deri në 20 milionë euro. Juventus, Lazio, Inter dhe së fundmi Napoli kanë hedhur “grepat” për talentin shqiptar Marash Kumbulla.

Megjithatë, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është më pak i paguari në radhët e Verona-s. Talenti 19-vjeçar paguhet vetëm 8 mijë euro në muaj (93 mijë euro në vit) te skuadra e Serisë A, ose më saktë 2 mijë euro në javë.

Shqiptari është futbollisti me pagesën më të ulët te skuadra veroneze, edhe pse është titullar i padiskutueshëm te skuadra e tij. Kujtojmë që Kumbulla ishte pjesë e akademisë, teksa i është bashkuar skuadrës së parë prej 2 sezonesh.

Paga e tij pritet të rritet në muajin janar, pasi mbrojtësi ka zgjuar interesin e shumë klubeve prestigjioze, teksa nuk është normale që të mbetet në këto shifra modeste.

Ish-mbrojtësi i Partizanit, Amir Rrahmani, merr 30 mijë euro në muaj (385 mijë euro në vit). Një shumë kjo relativisht e kënaqshme. Futbollisti më i paguar te Verona është Giampaolo Pazzini, që merr 184 mijë euro në muaj (2 mln e 407 mijë euro në vit).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lazio do mbrojtësin shqiptar

Tare, në garë me Juventusin për Kumbullën


Paralajmërohen, “Luanët”!

“Kujdes nga huliganët e Serbisë”

Italia përmbys me Bastonin e Barellan! Mbyllet pjesa e parë

Nedim Bajrami shënon supergol pas 23 sekondash dhe futet në historinë e Evropianit

Mijëra tifozë presin ndeshjen me valle dhe këngë

FOTOT/ Shqiptarët “pushtojnë” Dortmundin!

Njihuni me formacionet zyrtare të sfidës Spanjë-Kroaci

Rivalët e Shqipërisë “përplasen” në Berlin