MENU
klinika

Diskutohet për koalicionin me Vetëvendosjen

Isa Mustafa mbledh Kryesinë e LDK-së

14.12.2019 - 10:13

Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e Kryesisë.

LDK’ja ka njoftuar zyrtarisht se anëtarët e Kryesisë së saj do të tubohen të shtunën në selinë e LDK’së, në orën 11:00.

Nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu, ka thënë se në mbledhjen e sotme do të diskutohen zhvillimet e fundit për arritjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Tema kryesore do të jetë ndërtimi i koalicionit të mundshëm”, ka thënë shkurtimisht Veliu për.

Veliu ka shtuar se takimet me Lëvizjen Vetëvendosje do të shtohen.

Takimi i djeshëm që zgjati rreth 2 orë mes kryetarit të VV’së, Albin Kurtit dhe atij të LDK’së, Isa Mustafa, nuk solli ndonjë rezultat konkret.

Të dyja palët janë dakorduar të takohen më shpesh deri në arritjen e një marrëveshjeje për koalicion qeverisës.

LDK’ja ka mbetur prapa kërkesave që t’i marrë dy poste të larta – atë të presidentit dhe të kryeparlamentarit, si dhe 5 ministri, aq sa edhe Vetëvendosje.

Partia e Albin Kurtit ndërkaq insiston që këto kërkesa janë maksimaliste, dhe se LDK’ja duhet të heqë dorë nga ky qëndrim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Po mundësia për kalim në opozitë?

‘Koalicioni i mundshëm’ Mustafa: Pres certifikimin