MENU
klinika

Plane për tu larguar?

Italisë i duhet Eurozona, jo Evropa!

17.12.2019 - 19:16

Rritja e partive të forta eurokeptike në Itali vitet e fundit ka shtuar shqetësimet nëse vendi do të mbetet përgjithmonë në zonën e euros.

Edhe pse retorika anti-euro tani është më e heshtur, frika e një “Italexit” vazhdon të mbetet në ekonomi. Borxhi publikisht i lartë i Italisë, përgjithësisht, konsiderohet i qëndrueshëm. Duke pasqyruar pasigurinë, obligacionet qeveritare afatgjata italiane mbajnë norma interesi që, megjithëse historikisht të ulëta, janë katër herë më të larta se ekuivalentët e tyre spanjollë ose portugezë.

Aktualisht, partitë euro-skeptike janë duke kryesuar nëpër sondazhe. Nuk ka dyshim se në rast të zgjedhjeve të parakohshme, udhëheqësi i Lidhjes Matteo Salvini do të kishte për detyrë të formonte një qeveri të re. Salvini kohët e fundit e ka quajtur euron “të pakthyeshme”. Sidoqoftë, disa prej këshilltarëve të tij ende flasin publikisht për opsionin e daljes.

Në fakt, pasoja më dramatike e Italexit do të ishte procesi gjyqësor i vazhdueshëm për çdo masë të vetme të ndërmarrë nga qeveria.

Çështjet ligjore do të zgjasnin me vite të tëra, që do ta bënte të gjithë operacionin krejtësisht jorealist dhe me pasoja katastrofike që do të kishin shkuar edhe përtej eurozonës.

Ekzistenca e “Planit Z” të Italisë hedh dritë në sfidën ekzistenciale të Evropës, të cilën Draghi ishte në gjendje ta shmangte.

Pasiguria në lidhje me vendosmërinë e Italisë për të qëndruar në euro ka dëmtuar investimet dhe  ka dëmtuar seriozisht rritjen ekonomike.

Retorika anti-evropiane midis udhëheqësve italianë është gjithashtu një devijim politik larg reformave që i duhen vendit.

Pranimi, pa diskutim, që dalja nga euro do të ishte katastrofike duhet të ishte hapi i parë dhe më i rëndësishëm për këdo që synon të udhëheq Italinë.

Përkthyer dhe përshtatur nga Brookings/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zv. kryeministri kërcënon BE

Shtohen tensionet Itali-BE