MENU
klinika

Planet e Presidentit rus

Përse 2020-ta është vit kaq i rëndësishëm për Putinin!

31.12.2019 - 19:12

Vitet e fundit, Rusia ka luajtur me disa avantazhe të vetat.

Ndërsa investonte në asete të kushtueshme konvencionale për të patur avantazh ushtarakisht, sin ë rastin e një armë e re hipersonike, Rusia gjithashtu ka mobilizuar disa asete në hapësirën në internet.

Luftëtarët e saj kibernetikë kanë depërtuar në disa nga pjesët më kritike të infrastrukturës së Shteteve të Bashkuara, nga sistemet zgjedhore deri tek termocentralet bërthamore dhe rrjetet elektrike, si dhe në shtëpitë private.

Përveç hakimit në infrastrukturën kryesore, Rusia ka përdorur gjithashtu luftëtarët e saj kibernetikë për t’u përfshirë në një fushatë të sofistikuar të luftës së informacionit me një audiencë të gjerë të synuar, populli amerikan.

Zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane kanë deklaruar publikisht se përpjekjet ruse për të ndërhyrë në zgjedhje janë duke vazhduar.

2020 është një vit shumë i rëndësishëm për Putinin.

Mbrojtja e interesave tona nga sulmi kibernetik, dhe gjithashtu ndalimi i tyre para se të ndodhin, është një ndërmarrje komplekse, dhe administrata Trump ka angazhuar  burimet që kemi në dispozicion.

Që nga zgjedhjet afatmesme për vitin 2018, administrata ka angazhuar operacionetnë internet që synojnë të ndikojnë në audiencë të synuar specifike – domethënë rusët e përfshirë në ndërhyrjen në zgjedhjet tona.

Përveçse ka shtuar operacionet e informacionit në internet, administrata gjithashtu ka provuar të nivelizojë fushën e lojës në mënyra të tjera, duke përfshirë edhe operacione fyese kibernetike kundër rrjeteve elektrike ruse.

Megjithatë, këto fushata kibernetike janë një hap i duhur drejt modernizimit të dhe mbrojtjes së interesave kombëtare të sigurisë amerikane.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNN/ Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Akuzat e Rusisë dhe Kinës

“SHBA po nxit garën e re të armëve”

Gjenerali rus paralajmëron

“NATO po përgatitet për luftë”